Bedri Hamza u kërkon ndjesë bashkatdhetarëve në Austri: E anulova pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme

Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot në orën 17:00 e ka pasur pjesëmarrjen e konfirmuar në një tubim me bashkatdhetarë në Vjenë të Austrisë, të cilën e ka anuluar pas ngjarjeve të fundit në veriun e vendit.

Hamza u ka kërkuar bashkatdhetarëve ndjesë për anulimin e pjesëmarrjes së tij, të cilën e ka bërë për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme.

Ai ka thënë se edhe bashkatdhetarët tanë po bashkëndjejnë në këto momente me ne.

“Bashkatdhetarëve të mi në Austri, të cilët sonte kisha planifikuar t’i takoj, ju kërkoj ndjesë për mungesën time në tubimin e sotëm në Vjenë. Për shkak të ngjarjeve në veriun e vendit, që kanë shkaktuar pasoja të rënda, kam anuluar pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Ai tutje ka shkruar se ”E di se bashkatdhetarët tanë po bashkëndjejnë në këto momente me ne, siç jam i sigurt që do të takohemi së shpejti në ditë më të mira për qytetarët tanë, mërgatën dhe Kosovën. Ju falënderoj për mirëkuptimin!”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika