Befasia e ëmbël e Barcelonës
Në “Camp Nou” zbarkoi pa shumë zhurmë – pasi Joan Laporta nuk pagoi asnjë cent për këtë transferim. Fillimi për të ishte i vështirë dhe disa ndeshje i shikoi nga stoli. Madje filluan të shfaqeshin dyshime sepse “Barcelona e kishte blerë një rezervist të Chelseat”. Por, Andreas Christensen po shkëlqen me fanellën e katalunasve. Futbollisti […]
Në “Camp Nou” zbarkoi pa shumë zhurmë – pasi Joan Laporta nuk pagoi asnjë cent për këtë transferim. Fillimi për të ishte i vështirë dhe disa ndeshje i shikoi nga stoli.
Madje filluan të shfaqeshin dyshime sepse “Barcelona e kishte blerë një rezervist të Chelseat”.
Por, Andreas Christensen po shkëlqen me fanellën e katalunasve. Futbollisti danez është shndërruar në startues të padiskutueshëm në formacionin e Xavi Hernandez.
Së bashku me Araujon, Kounden dhe Balden janë arsyeja kryesore pse Marc Andre Ter Stegen ka pësuar më së paku gola në pesë Ligat Evropiane. Vetëm shtatë.
Sipas disa statistikave Christensen ai ka fituar 63% të dueleve për ndeshje, teksa saktësinë e pasimeve e ka 94%.
Andreas ka kontratë valide me ekipin blaugran deri në vitin 2026, teksa vlera e tij në “Transfermarkt” është 30 milionë euro.















