Befasitë kanë nisur për ditën e fëmijëve në Librarinë “Dukagjini”

Libraria "Dukagjini", Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve do ta presë me një mori aktivitetesh dhe dhuratash për lexuesit e tyre të vegjël, duke nisur nga zbritja 20% e titujve më të kërkuar për fëmijë

Libraria "Dukagjini"

Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën. Fëmijët në këtë ditë ngrejnë zërin për të drejtat e tyre, por për dallim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Edhe në Kosovë si në mbarë botën, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, vëmendja e të gjithëve drejtohet te ta, duke iu kushtuar aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese.

Për nder të kësaj feste, edhe këtë vit, libraria “Dukagjini” do të realizojë aktivitete të ndryshme, ku fëmijët do të mund të argëtohen, dhe të përfitojnë nga zbritjet për t’i blerë librat e tyre të preferuar.

Libraria “Dukagjini”, e vendosur në qendër të kryeqytetit, si një pikë e rëndësishme kulturore, ndan një hapësirë të gjerë kushtuar librave për fëmijë.

Dita e fëmijëve në librarinë “Dukagjini”, viti 2021

Në këtë librari, vazhdimisht, organizohen aktivitete të ndryshme që lidhen me librin për të gjitha grupmoshat.

Por, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, libraria “Dukagjini” feston për gëzimin e tyre, duke ua mundësuar leximin për kënaqësi me libra të shkëlqyer, në mënyrë që të gjithë fëmijët të mund të gjejnë diçka me të cilën lidhen.

Nga përgatitja për çerdhe e deri te të mësuarit për jetën e fëmijëve, prindërit mund t’ua zbulojnë librin e tyre të ardhshëm për të lexuar.

Në disa tituj të caktuar, e sidomos në ata më të kërkuarit për fëmijë, libraria “Dukagjini” ofron 20% zbritje. Zbritja do të vlejë edhe në blerjet fizikisht në librari, por edhe online nga website.

Ndërsa, nga ora 12:00 deri në 14:00 do të realizohet një aktivitet.

Eja dhe zbulo se për çfarë bëhet fjalë!

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, u shpall për herë të parë në Gjenevë gjatë Konferencës Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve, në vitin 1925.

Ndërsa, më 4 nëntor të vitit 1949, 1 qershori është vendosur zyrtarisht si Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Federata e Grave në Moskë. Që nga viti 1950, 1 Qershori festohet si Dita e Fëmijëve në shumë vende të botës.

Gjithashtu, kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, ku çdo vit festohet me aktivitete të ndryshme për fëmijë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika