Bega: Kosova mund të përballet me një krizë ekonomike sikurse në kohën e pandemisë

Ekonomisti, Erton Bega ka thënë se inflacioni luftohet me masa fiskale nga ana e Qeverisë duke kufizuar të drejtat e bizneseve për një çmim të bashkërenduar për interesa personale, pasi Kosova në një periudhë të shkurtër mund të përballet me krizë ekonomike të njëjtë sikurse në kohën e pandemisë

Ekonomisti Erton Bega në emisionin "Five"

“Kosova mund të përballet me një krizë ekonomike siç ishte në kohën e pandemisë”, kështu ka deklaruar njohësi i çështjeve ekonomike, Erton Bega.

Ekonomisti Bega në emisionin “Five”  ka thënë se inflacioni luftohet me masa fiskale nga ana e Qeverisë, duke kufizuar të drejtat e bizneseve për një çmim të bashkërenduar për interesa personale.

Ai ka thënë se në Kosovë nga të dhënat e qarkullimit të bizneseve tregohet se konsumi është prekur shumë.

“Përderisa Qeveria fiton drejtpërdrejtë, qytetari dëmtohet”, ka thënë Bega.

Sipas Begës, nëse zbatohet marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës për të lejuar Ukrainën të eksportojë grurin, kjo do të ketë efekt pozitiv.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje pritet të ketë rënie të kostos së prodhimit, duke filluar me bukën, pastat e ndryshme, si derivat i përpunimit nga gruri.

Ndërsa sa i përket ndikimit të kësaj marrëveshjeje në Kosovë, ai shpreson që të ketë reflektim në çmimin e bukës që është ngritur në mënyrë artificiale, pa bazë, si pasojë e bashkëpunimit të bizneseve për një çmim standard.

“Këto produkte që njihen si lëndë e parë kanë ndikim në zinxhirin ekonomik”, ka thënë Bega.

Bega ka thënë se sasia e grurit, është e përafërt me atë të viteve të kaluara, siç thotë ai, ajo që importohet është prekur nga inflacioni dhe për rrjedhojë ka efekt në zingjirin e furnizimit, dhe për këtë shkak edhe ngritet çmimi.

Por, ai është kundër tentativave të bizneseve për një çmim të bashkërenduar. Ai thotë se nuk ka nevojë për hetim të detajuar, sepse me këto që shihen në treg, bizneset që bëjnë atë punë, duhet të sanksionohen menjëherë.

“Nëse do të kishte konkurrencë të drejtë, në momentin kur fiksohet i njëjti çmim, është i bashkërenduar dhe duhet të dënohet me ligj, jo vetëm në sektorin e bukës, por edhe në sektorin e gastronomisë, bashkërendimi është i dënueshëm me ligj”, ka thënë Bega.

Ndërsa për caktimin e çmimeve tavan nga Qeveria e Kosovës, ai ka thënë se është një masë lehtësuese që ndikon te qytetarët, por që edhe Qeveria duhet të jetë palë në ndihmë të bizneseve dhe qytetarëve.

Por ai ka theksuar se që të ketë ndikim në kalimin e krizës ekonomike, duhet të ketë politika fiskale nga ana e Qeverisë së Kosovës, pasi sipas tij, Qeveria është përfituesi kryesor prej inflacionit.

Sipas tij, me anë të këtyre masave do të krijohej një frymë e përgjithshme në shoqëri që të mos ndihet efekti i krizës ekonomike.

Bega, ndër të tjera, ka thënë se ulja e TVSh-së dhe akcizës nuk mund të bëhen njëherësh, siç thotë ai, Qeveria ka përcaktuar tavanin e marzhës së fitimit, por nëse do të ulej akciza në gjysmë, atëherë çmimi i naftës do të zbritej për 21 centë.

Sipas Begës, Qeveria e ka përgjegjësinë kryesore, sepse është e mandatuar nga populli për t’u marrë me çdo problem në sektorë të ndryshëm.

Ai ka thënë se qasja e Qeverisë ndaj bizneseve me masa kufizuese nuk është e moralshme dhe e ndershme, pasi bizneset sipas tij mund t’i ndëshkojë konsumatori.

Ai ka thënë se Qeveria duhet ta kuptojë që bizneset janë ato që sjellin përfitime ekonomike.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika