Begaj: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut shënjoi historinë

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dokumenti themelor që ka shënjuar historinë e të drejtave të njeriut, përkon sot me 75-vjetorin e krijimit, thotë presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërise, Bajram Begaj

Në Ditën e të drejtave të Njeriut, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar 75-vjetorin e Deklaratës Universale.

Për të njëjtën Begaj thotë se shënjoi historinë.

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dokumenti themelor që ka shënjuar historinë e të drejtave të njeriut, përkon sot me 75-vjetorin e krijimit”, shkroi ai në Facebook.

Presidenti Begaj theksoi se deklarata e të Drejtave të Njeriut është ideali i përbashkët, për të cilin luftojnë ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet, që në mënyrë të sigurt çdo individ të gëzojë i barabartë dhe pa diskriminim liritë dhe të drejtat themelore njerëzore.

“Është një përkim i bukur që në 75-vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë dhe promovojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë”, shtoi më tej ai.

May be an image of map and text

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika