Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka dënuar atentatin kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump duke thënë se e dënon këtë sulm dhe të gjitha llojet e dhunës politike.

Begaj i ka uruar shërim të shpejtë Trumpit.

“I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, ka shkruar Begaj në “X”.

Saddened to learn about the assassination attempt on President Donald Trump.

Wishing President Trump a swift recovery and extending my deepest condolences for the loss of an innocent life.

We strongly condemn this attack and all forms of political violence, which have no…

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 14, 2024