Begaj: Drenasi është një histori krenarie, guximi dhe patriotizmi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shkruar për qëndrimin e tij në Drenas, vend i cili sipas Begajt është një histori krenarie, guximi dhe patriotizmi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shkruar për qëndrimin e tij në Drenas, vend i cili sipas Begajt është një histori krenarie, guximi dhe patriotizmi.

Begaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kontributi i trimave të Drenasit për çlirimin e Kosovës është i pashlyeshëm.

“Në Drenas, komunën në zemër të Kosovës. Historia e Drenasit është një histori krenarie, guximi dhe patriotizmi. Kontributi i trimave të saj për çlirimin e Kosovës është i pashlyeshëm. Ne, si shqiptarë kemi treguar se të bashkuar dhe me vendosmëri, mund të përballojmë çdo sfidë dhe të dalim fitimtarë”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjatë ditës, Begaj është shpallur zyrtarisht “Qytetar Nderi” i Drenasit, titull të cilin e pranoi nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika