Begaj: Mbështesim dialogun me Serbinë, por me shumë kujdes ndaj integritetit të Kosovës

"Shqipëria do të jetë e ndjeshme, por e matur, në mbështetje të dialogut, por shumë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit kosovar”, kështu ka deklaruar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të pritjes tradicionale të përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në Shqipëri, të mërkurën ka shprehur mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se nuk ka harruar kush është agresori dhe kë ka agresuar.

“Ne mbështesim fort dialogun Kosovë-Serbi, por nuk kemi harruar kush është agresori dhe kë ka agresuar”, ka deklaruar Begaj.

Sipas Begajt, është e udhës për Qeverinë që e ka përgjegjësinë historike të kërkojë ndjesën e agresionit dhe të jetë e para në tryezën e dialogut.

“Shqipëria do të jetë e ndjeshme, por e matur, në mbështetje të dialogut, por shumë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit kosovar”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, Begaj në këtë ceremoni ka ritheksuar qëndrimin se Shqipëria mbetet vendosmërisht në krah të ukrainasve e aktivisht pjesë e bashkëpunëtore e aleancës euroatlantike.

“Duke folur në emër të qytetarëve të vendit, si President i Republikës shpreha bindjen kombëtare në paqe, dialog, demokraci, shtetin e së drejtës e vlerat ballkanike dhe evropiane. Në këtë kuptim, shqiptarët do të mbeten faktor paqeje në Ballkan dhe promovues të imazhit të një Ballkani pasional, por jo konfliktual”.

I pari i Shqipërisë ka ftuar përfaqësuesit e trupit diplomatik që të jenë bashkudhëtarë në ndërtimin e një bote pa paragjykime, duke uruar që në vitin 2023 politika e jashtme të jetë rezultat i një ndërgjegjeje rajonale dhe globale.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika