Begaj në Kosovë për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 16 dhe 17 shkurt 2026.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit.

Sipas njoftimit, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, në intervale të shkurtra kohore, përfshirë edhe hyrjen në pikën kufitare në Vërmicë më 16 shkurt në orët e pasdites, si dhe gjatë aktiviteteve zyrtare deri në kthimin e delegacionit më 17 shkurt në mbrëmje.

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, duke paralajmëruar se në disa raste mund të ketë edhe riorientim në rrugë alternative.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika