“Vlerësimet e Papa Françeskun për bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare në Shqipëri i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët”, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i ka përcjellë përshtypjet e papës për shqiptarët.

Sipas Begaj-it, Shqiptarët me Selinë e Shenjtë kanë marrëdhëniet historike e shumë shekullore.

“Ftova Atin e Shenjtë për një vizitë në Shqipëri, duke e siguruar se do të mirëpritej gjithmonë krahëhapur nga populli shqiptar”.

“Vendimet e Papa Françeskut dhe të Selisë së Shenjtë për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike të Shqipërisë shqiptare janë një vlerësim për kombin si dhe historinë tonë, ku sakrifica dhe solidariteti janë pjesë e pandashme e saj”.

Tema të tjera në këtë takimi përveç për rrugëtimin e Shqipërisë në kuadrin e procesit të integrimit evropian, Begaj dhe Papa kanë diskutuar dhe për Kosovën.

“Kosova si dhe marrëdhëniet shumë të mira mes Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës ishte pjesë e bisedës, ndërsa diskutuam edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin e agresionit rus në Ukrainë për rajonin”, ka deklaruar Begaj.

Veprimet e Shteti i Vatikanit, gjatë viteve 90 për Shqipërinë, ku i pari i shqiptarëve i ka shprehur mirënjohje Papës.