Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pranuar detyrën e re nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila ia ka dorëzuar të dielën e 24 korrikut Kushtetutën e Shqipërisë në shenjë simbolike.

Ish-presidenti i Ilir Meta e ka shoqëruar Presidentin e ri Bajarm Begaj gjatë pranim- dorëzimit të detyrës.

Ndërsa ish-presidenti është shfaqur i buzëqeshur në tribunën e ngritur përballë Presidencës.

Në këtë ceremoni kishin marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e qeverisë, medias, drejtësisë, ushtrisë, ekonomisë, diplomacisë, fetarë etj.

Begaj e vlerësoi punë e ish-presidentin Meta, duke e falënderuar ketë të fundit për përmbushjen e detyrës.

“Sot dita më e rëndësishme e jetës time. Që sot përgjegjësi më e madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj partnerëve të Shqipërisë. Do të jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit tonë kombëtar”, ishte shprehur Begaj .

Ai shtoi se për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës do të jetë mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik.

“Dialogu, bashkëpunimi, debati sjellin mirëqenie, zhvillim e progres për qytetarët dhe vendin. Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve”, ka theksuar  Begaj.

Sipas tij, çdo veprim duhet që të jetë i shëndoshë dhe në mes të institucioneve kushtetuese.

Referuar momentit të Shqipërisë, ai vërejti se mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE, ishte arritje e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Madje, Begaj e cilësoi këtë të fundit, vetëm si fillimin e një kapitulli të ri.

Pas përmbylljes së fjalës, familja Begaj u nis drejt Presidencës.

Tanimë, dyert e saj janë të hapura për të gjithë përfaqësuesit e lartë, të cilit ishin të ftuar në këtë ceremoni solemne.

Zyrtarisht, Bajram Begaj mori detyrën si President i Republikës së Shqipërisë.