Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka konsideruar si trishtim të thellë vendimit e sotëm dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Begaj, mes tjerash, vlerëson se vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie, njofton Dukagjini.
“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!”, ka shkruar Begaj.
