Begaj për ushtarët shqiptarë që janë pjesë e KFOR: Shërbejnë për sigurinë e Kosovës
“Sot, me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët shërbejnë në KFOR për paqen dhe sigurinë e Kosovës”, ka shkruar presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Ushtarët shqiptarë që janë pjesë e Misionit të NATO, që ndodhen në Komandën Rajonale Perëndim, “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë. Vizitat e Begaj është në […]
“Sot, me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët shërbejnë në KFOR për paqen dhe sigurinë e Kosovës”, ka shkruar presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ushtarët shqiptarë që janë pjesë e Misionit të NATO, që ndodhen në Komandën Rajonale Perëndim, “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë.
Vizitat e Begaj është në Pragë të vitit të ri 2024.
Fillimish, Presidenti u takua me Kolonel Gabriele Vacca, Komandantin e bazës ushtarake. Në këtë takim Presidenti shprehu edhe një herë vlerësimin e tij për KFOR -in, si një histori suksesi.
“Ajo që ju po bëni këtu është shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon”, – i tha Presidenti Komandantit Vacca.















