Begaj pret në takim Ursula von der Leyen: Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka vlerësuar Begaj . Më tej, ai ka thënë se ky samit do të ketë ndikim […]
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka vlerësuar Begaj .
Më tej, ai ka thënë se ky samit do të ketë ndikim pozitiv për krijimin e “shinave të duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës”.
Ndërkohë, presidenti i shqiptar ka thënë se “Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”.















