Begaj pret presidentin Mattarella: Italia ka qenë mike për popullin tonë në kohë të mira dhe të vështira

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët me homologun italian ka thënë se pranimin e ftesës për vizitë nga Mattarella është demostrim se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë të shkëlqyera

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidenti italian, Sergio Mattarella

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri. Mattarella është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Pas takimit, Begaj dhe Mattarella kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Begaj në konferencë ka thënë “Është kënaqësi e rrallë të kemi sot në Tiranë presidentin mik Mattarella, i cili e pranoi me kënaqësi ftesën, duke demonstruar edhe një herë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë të shkëlqyera”.

“Ne sot kremtojmë këtë lidhje të fortë që na siguron se popujt tanë do të vijojnë të mbështesin paqen, fqinjësinë e mirë, solidaritetin vëllazëror dhe rrugëtimin tonë të përbashkët në vlerat më të mira evropiane. Kodi i mikpritjes shqiptare, jo vetëm e ka përcaktuar vendin e nderit për mikun, por edhe na mëson se ‘miku i mirë njihet në kohë të vështira’ e Italia mike e tillë ka qenë për popullin tonë në kohë të mira e në kohë të vështira”, ka thënë presidenti Begaj.

Begaj ka shtuar se Shqipëria gjatë rrugëtimit të saj EuroAtlantik ka qenë me fat që ka gjetur tek Italia, “një mike të vyer dhe mbështetëse të pakursyer të përpjekjeve për integrim”.

Begaj dhe Mattarella kanë biseduar për rëndësinë e vijimit të mbështetjes italiane në aspektin politik, teknik dhe në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim në BE dhe përshpejtimin e këtij procesi.

“Prej dekadash, marrëdhënia me Italinë është e një rëndësie parësore për ne, e ngritur në nivelin e një partneriteti strategjik. Italia është partneri ynë i parë tregtar, ndër donatorët kryesorë bilateral dhe nga investitorët më të rëndësishëm, si për nivelin e financimeve, ashtu edhe për spektrin e ndihmës së ofruar”, tha Begaj.

Bashkëpunimi ndërinstitucional mes dy vendeve ka pasur zhvillime pozitive në vitet e fundit, me negocimin e disa marrëveshjeve, si ajo për njohjen e lejeve të drejtimit apo dhe marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore (pensioneve) e të tjerë.

“Një fushë shumë e rëndësishme e bashkëpunimit, për të cilën biseduam, është ajo ndërmjet agjencive ligjzbatuese. Të dyja palët e konsiderojmë shumë të rëndësishëm vijimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, tashmë të konsoliduar. Në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, goditjen e organizatave kriminale në Shqipëri dhe Itali, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit”, raporton Top Channel.

Presidenti i Shqipërisë ka shtuar se Shqipëria dhe Italia bashkëpunojnë në një sërë nismash rajonale dhe ndërkombëtare, të gjitha forume të rëndësishme për të konsoliduar lidhjet mes vendeve dhe për të ndërtuar një rajon dhe Evropë në paqe dhe mirëqenie.

“Me kënaqësi vërejtëm sot, se bashkëpunimi ynë në të gjitha organizmat dhe forumet ndërkombëtare është i shkëlqyer dhe se duhet të vijohet në të njëjtën rrugë për të bashkërenduar dhe avancuar të gjitha prioritetet e agjendave të përbashkëta.
E falënderova mikun e nderuar për mbështetjen e pakursyer, që Italia i ka dhënë Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së dhe gjatë mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit”.

“Së bashku, ne ndajmë të njëjtën politikë të jashtme në promovimin e stabilitetit, paqes, sigurisë, fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirjes, për të mundësuar një rajon në paqe, të zhvilluar dhe në BE. Me Presidentin biseduam për rëndësinë e ruajtjes së peshës së BE-së dhe NATO-s në rajon. Vendet e Bashkimit Evropian duhet të ndihmojnë Ballkanin, që të vijojë i palëkundur në rrugëtimin EuroAtlantik pa lënë hapësira influence, që mund të shfrytëzohen nga aktorë të tjerë larg rajonit”, shtoi ai.

Presidenti Mattarella mbërrin në Tiranë, pritet nga Begaj me ceremoni shtetërore

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika