Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë

Foto/ Ramush Haradinaj. FB

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit.

Ndërsa, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka deklaruar  se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka nderuar me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunën në Deçanit.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se Komuna e Deçanit e ka nderuar Presidentin Begaj me titull “Qytetar Nderi”.

“Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan”, ka shkruar Haradinaj.

Begaj po qëndron në një vizitë dy ditore në Kosovë dhe do të vizitojë tri komunat: Drenasin, Deçanin dhe Junikun.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika