Begaj takohet me asistent sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, këtë të shtunë është takuar me asistent sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, David Cattler

Presidenti Begaj dhe Asistent Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, David Cattler

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, këtë të shtunë është takuar me asistent sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, David Cattler.

“Vlerësova kontributin që japin strukturat e inteligjencës së NATO-s në përballimin e sfidave komplekse të sigurisë, në takim me Asistent Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, z. David Cattler”, ka shkruar Begaj.

Presidenti Begaj ka thënë se bashkëpunimi mes këtyre strukturave “është thelbësor” për të parandaluar influencat e vendeve me qëllime jomiqësore.

“Bashkëpunimi ndërmjet strukturave tona të inteligjencës me ato të NATO-s, është thelbësor për të parandaluar influencat e vendeve me qëllime jo miqësore”, ka shtuar Begaj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika