Begaj udhëton drejt Kroacisë për vizitë shtetërore

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të mirëpritet të enjten (27 prill) sipas ceremonive të nderit dhe të mirëseardhjes për të vijuar agjendën zyrtare të bisedimeve me presidentin kroat

Presidenti i Shqipërise, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me ftesë të presidentit kroat Zoran Milanoviç këtë të mërkurë do të udhëtojë për një vizitë shtetërore drejt Kroacisë.

Në një komunikatë për media thuhet se Begaj do të mirëpritet të enjten (27 prill) sipas ceremonive të nderit dhe të mirëseardhjes për të vijuar agjendën zyrtare të bisedimeve me presidentin kroat.

“Më 28 prill 2023, nën shoqërinë e mikpritësit, Presidentit të Kroacisë Milanoviç, presidenti Begaj do të vizitojë e takohet me arbanasit e Zarës (Zadarit), aktivitetet që shënon Vizita shtetërore e presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron, mbyllet, ditën e premte, më 28 prill 2023”.

Kjo duke u fokusuar te marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Begaj do të pritet në takime të veçanta nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç si dhe kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrakoviç.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, Begaj do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika