Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë, duke kujtuar dhe nderuar ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim historik.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”

Më herët, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë urimet e tij për shqiptarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme.