Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e miqësisë së qëndrueshme dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Begaj u përcolli urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan për festën e 4 Korrikut, duke vlerësuar marrëdhëniet e ndërtuara mbi parimet e lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

“Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan. Shqipëria e vlerëson thellësisht miqësinë e saj të qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit. Shqipëria është mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, që nga njohja e Shqipërisë si shtet deri te mbështetja e reformave kyçe të vendit gjatë 35 viteve të fundit. Gëzuar 4 Korrikun, SHBA”, shkroi Begaj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika