Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët – faktor i rëndësishëm stabiliteti në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kryeministrin në ardhje të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, duke thënë se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka shprehur urimet e tij qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit në ardhje Talat Xhaferi.

Begaj shkruan se pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik!

“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi! Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV. Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE”, shkroi ai.

Kryeministri në ardhje, Talat Xhaferi, gjatë fjalës së tij në seancën ku pritet të votohet Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut ka thënë se nuk ka dallim se sa do të qeverisë një ditë apo 100 ditë, duke theksuar se Qeveria e tij “do të jetë krah dhe zë i qytetarëve”.

Xhaferi ka shtuar se edhe pse do të ketë mandat teknik, ai punës do t’i qaset siç ka vepruar në çdo etapë dhe sfidë që i është shfaqur gjatë jetës.

“Edhe sepse mund të quhet qeveri kalimtare që prioritetin e parë do të ketë mbajtjen  zgjedhjeve të rregulla presidenciale dhe parlamentare në mënyre të drejtë dhe demokratike”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi ka theksuar se Qeveria e tij do të jetë krah dhe zë i qytetarëve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika