Behrami i PDK-së kërkon hetim të votave të diasporës

Artan Behrami ka kërkuar hetim të plotë nga Prokuroria lidhur me votat e diasporës, duke theksuar se procesi duhet të verifikohet për çdo dyshim të mundshëm për parregullsi.

Behrami, i cili ka siguruar votat e mjaftueshme për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se gjatë procesit të numërimit ka pranuar ankesa për zarfa të hapur dhe dyshime për manipulim të votave të diasporës.

“Prokuroria duhet të zhvillojë një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës për çdo mundësi të keqpërdorimit apo manipulimit të votave të diasporës…”, ka shkruar ai në Facebook, duke kërkuar që çdo dyshim të trajtohet me transparencë.

Ndërkohë, sipas të dhënave përfundimtare të numërimit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave dhe 53 ulëse në Kuvend, PDK 19.44 për qind, LDK 16.69 për qind, ndërsa AAK 6.74 për qind.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika