Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” – “Review për librat tanë”

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”.

Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve “Dukagjini” që të përgatitin nga një “review” për njërin nga librat, botuar në seritë: “Anima”, “Hermann Hesse”, Botimet “Lekë”, “Klasikët”, “Magnum opus” apo botime të veçanta, që ka lënë mbresa më të thella te ju.

Këto “reviews” duhet të prezantohen nëpërmjet një videoje të shkurtër, në të cilën mund të flitet për: autorin/en, rrëfimin, personazhet, vlerat letrare etj., dhe kjo video duhet të postohet në instagramin tuaj/story, duke bërë tag faqen e shtëpisë botuese “Dukagjini”:

Tri videot më të mira, të përzgjedhura me kujdes nga redaksia e shtëpisë botuese “Dukagjini”, do të përzgjidhen fituese dhe do të shpërblehen.

Gjithashtu, është bërë e ditur se për të qenë pjesë e garës, të gjithë aplikuesit duhet të kenë të pëlqyer (like) dhe të ndjekur (follow) faqen “Dukagjini Publishing House” në rrjetet sociale: Facebook, Instagram dhe Tik Tok.

Për këtë garë keni kohë deri më 20 shkurt 2025.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika