Bekë Berisha dënon ashpër vizitën e disa klerikëve serbë në kishën e Studenicës së Istogut

"Dënojmë ashpër vizitën e disa të ashtuquajturve klerikë serbë në Kishën e Studenicës së Istogut, sepse qëllimi primari tyre siç u pa ishte përhapja e shumë të pavërtetave nga ana e tyre dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë".

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e ka dënuar ashpër vizitën e, siç thotë ai, të ashtuquajturve klerikë serbë në kishën e Studenicës së Istogut.

Sipas tij, qëllimi i këtyre vizitave është përhapja e të pavërtetave dhe nxitja e urrejtjes.

“Dënojmë ashpër vizitën e disa të ashtuquajturve klerikë serbë në kishën e Studenicës së Istogut, sepse qëllimi primari tyre siç u pa ishte përhapja e shumë të pavërtetave nga ana e tyre dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë. Ato se çka deklaruan nga këta ‘vizitorë të paftuar’ janë tipike propaganduese, janë në kundërshtim me faktet historike e shkencore, sepse kisha e Studenicë së Istogut ( e njohur ndryshe si Bazilika në Studenicë të Istogut)  daton që nga shek. VI pas Krishtit, pra është një kishë ( Balizikë paleokristiane, d.m.th i takon krishterimit të hershëm), pra është një kishë josllave (joserbe)”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Para pak ditësh raportohet se disa priftërinj serbë ortodoksë nga kisha e Deçanit dhe e Prizrenit e kanë vizituar kishën e Studenicës.

Reagimi i plotë:

Dënojmë ashpër vizitën e disa të ashtuquajturve klerikë serbë në Kishën e Studenicës së Istogut, sepse qëllimi primari tyre siç u pa ishte përhapja e shumë të pavërtetave nga ana e tyre dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë. Ato se çka deklaruan nga këta “vizitorë të paftuar” janë tipike propaganduese, janë në kundërshtim me  faktet historike e shkencore, sepse Kisha e Studenicë së Istogut ( e njohur ndryshe si Bazilika në Studenicë të Istogut)  daton që nga shek. VI pas Krishtit, pra është një kishë ( Balizikë paleokristiane, d.m.th i takon krishtërimit të hershëm), pra është një kishë josllave (joserbe).

Parë historikisht, vendosja e serbëve në Kosovë daton që nga shek. XIII ( viti 1201 e këndej), pra gjatë periudhës së Dinastisë Nemanjide. Pra, si ka mundësi që Kisha e Studenicës të jetë Kishë Serbe, përderisa asnjëherë nuk ka qenë e tillë.

Siç e thamë edhe më lart, kjo bazilikë është paleokristine (i takon krishtërimit të hershëm), është ndërtuar përgjatë disa viteve në periudhën e Perandorit Romak, Justinian (527- 565) dhe për kah arkitektura e ndërtimit ka ngjashmëri edhe me bazilika tjera në Kosovë, siç është ajo e Shën Florit dhe Laurit në qytetin e Ulpianës antike afër Prishtinës ( Parkun  Arkeologjik të Ulpianës).

Është fakt historik e shkencor,  se sllavët u vendosën në Ballkan shek. XIII-XIV, pra, në prag të invazionit osman. Gjatë Dinastisë Nemanjide, serbët, mbi themelet e kishave të vjetra katolike, tinëzisht falsifikuan dhe ndërtuan kishat e tyre (shekulli XIII – XIV) të ritit lindor – bizantin të cilat sot i quajnë: “ themelet, apo djepi i shtetit Serb ”. Disa nga kishat që ishin në gjendje pune i përvetësuan në dobi të tyre, pra, thjesht kemi të bëjmë me një uzurpim të kishave me anë forcës ushtarake, pra me forcën e pushtetit. Siç shihet, këtu kemi të bëjmë me një lojë politike të rrezikshme që nuk kontribuon në frymën e pajtimit dhe bashkëjetesë midis popujve që sot jetojnë në Kosovë.

Për më tej, kujtojmë këtu luftën e fundit në Kosovë të vitit 1999, ku në fshatrat afër kësaj kishe si në Vrellë, Studenicë, Kaliçan etj., pikërisht nga  serbët, midis tyre edhe të ashtuquajtur “klerikë,” janë masakruar shumë civilë shqiptarë në mënyrën më barbare, midis tyre foshnje, fëmijë, gra, pleq e plaka vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Kujtojmë këtu masakrimin dhe hedhjen në pusin e ujit të dhjetëra fëmijëve, grave e pleqve në fshatin Studenicë, masakrimin dhe djegien  e shumë civilëve në fshatin Kaliçan dhe vrasjet e masakrimet e shumta të shqiptarëve që kanë ndodhur gjithëkëndej. Dhe, çka është më absurdja, këto vrasje dhe masakrime janë kryer pikërisht nga këta të ashtuquajtur klerikë dhe makineria vrastare e shtetit të Serbisë me në krye S. Millosheviçin.

Pra, fuqishëm e dënojmë këtë provokim që i është bërë Kosovës dhe kërkojmë edhe nga faktori ndërkombëtar që këtë vizitë ta cilësojë si cenim i rendit ligjor dhe kushtetues dhe sigurisë së  Republikës së Kosovës, sepse me vizita të tilla Serbia ka hedhur zjarr në barot edhe në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci gjë që patën rezultuar me luftëra të përgjakshme në ato hapësira.

  • Si deputet nga Istogu kam bërë pyetje të institucionet e sigurisë, se si është lejuar të ndodh ky provokim që është luftënxitës nga klerikët serbë. Ndërkohë, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Studenicës dhe gjithë Istogut, të mos ndermarrin veprime të ngushtme, derisa të marrim përgjigjie të sakta nga institucionet përkatëse të sigurisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika