Bekim Jashari lë politikën

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se një vendim të tillë për t'u larguar nga skena politike e ka marrë në koordinim të plotë me familjen e njëherit, për katër arsyje. Krahas kësaj, i njëjti ka falënderuar mbështetësit dhe bashkëpuntorët e tij

Bekim Jashari.

Është larguar nga skena politike ish-kryetari i Skenderajt dhe njëherit, djali i dëshmorit, Hamzë Jashari, Bekim Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka thënë se një vendim të tillë e ka marrë në koordinim të plotë me familjen e njëherit, për katër arsyje.

“Duke kërkuar mirëkuptimin e secilit prej jush, ju njoftoj që kam vendosur që nga sot edhe zyrtarisht të pushoj aktivitetin tim politik në Skenderaj. Këtë vendim e kam marrë në koordinim të plotë me familjen time, për disa arsye:E para, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur pretendime për të marrë pozita politike dhe pushtet por njëkohësisht nuk i kam ikur dhe nuk do t’iu iku asnjëherë përgjegjësive për t’i shërbyer vendit, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë; E dyta, pas përfundimit të mandatit tim të parë si kryetar i Skenderajt, i hyra gares edhe për një mandat, duke prezantuar projektet e realizuara dhe programin qeverisës për mandatin e dytë. Këtë e kam bërë në formën më demokratike, në emër të gares fer dhe respektim të ligjit për çka edhe kemi punuar e luftuar me shekuj”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, gjersa ka treguar edhe dy arsyjet e tjera, ai ka thënë se pavarësisht situatës politike, mbetet e menjëhershme nevoja për t’u unifikuar si spektër politik.

“Nuk e kisha besuar që individ të caktuar do të degradonin gjithçka, duke shpifur, shantazhuar, blerë e manipuluar vullnetin qytetar, vetëm e vetëm për të përfituar pushtet dhe ndikim të pamerituar. Pavarësisht gjithë asaj lufte, ishin rreth 10,000 votues që qëndruan të palëkundur dhe para tyre do të jem gjithmonë mirënjohës dhe falënderues; E treta, në këtë situatë aspak të favorshme në të cilën gjendemi si shtet duke u nisur nga formimi i asociacionit, inflacioni, varfëria, papunësia, migrimi i të rinjve e sfida tjera, mbetet imediate nevoja për t’u unifikuar si spekter politik, për të përmbyllur procese e për të zhvilluar shtetin tonë; E katërta, në këto rrethana se si zhvillohet politika te ne, si organizohen grupe të caktuara partiake dhe të interesit, duke përvetësuar çdo mjet propagandues, duke shkatërruar e manipuluar  gjithçka vetëm për të arritur  interesa grupore e individuale, prania ime në politikë, në këtë momentum të tillë nuk mund të vazhdojë”, ka deklaruar Jashari.

Ky i fundit ka njoftuar se opozitën në Skenderaj do të vazhdojnë të bëjnë asambleistët e listës së pavarur “Ideal”, së bashku me Nuredin Lushtaku si udhëheqës i përkohshëm.

Ai ka falenderuar mbështetësit dhe bashkëpuntorët e tij.

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika