Belgjika dhe Polonia dënojnë sulmin ndaj zyrtarëve policor të Kosovës

Ministria e Jashtme e Belgjikës dhe ajo e Polonisë kanë reaguar në lidhje me sulmin në veri të Kosovës, ku një polic i Kosovës mbeti i vrarë. Që të dy këto ministri kanë dënuar këtë akt kriminal, duke kërkuar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë

Ministria e Jashtme e Belgjikës ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic në Banjskë të Zveçanit.

Ata kanë thënë se autorët duhet të vihen para drejtësisë.

“Belgjika dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet e saj për familjen dhe të dashurit e oficerit të vrarë. Faktet duhet të hetohen plotësisht dhe autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme belge.

 

Njëkohësisht edhe ministria e Jashtme e Polonisë ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku në mëngjesin e së dielës.

Ata kanë thënë se autorët duhet të sillen para drejtësisë.

“Polonia dënon me termet më të forta sulmet ndaj Policisë së Kosovës. I shprehim ngushëllimet familjes dhe kolegëve të policit të vrarë në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë dy zyrtarëve të plagosur. Autorët e këtyre akteve të tmerrshme duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin zyrtarë të ministrisë së jashtme polake.

 

Ndryshe, kujtojmë se dje në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika