Belgjika fiton ndeshjen ndaj Rumanisë
Belgjika ka fituar bindshëm ndeshjen ndaj Rumanisë me rezultat prej 2 me 0. Belgjika shënon golin e dytë ndaj Rumanisë Belgjika ka shënuar golin e dytë ndaj Rumanisë. Në minutën e 80-të topin e ka dërguar në rrjeten e kundërshtarit De Bruyne. Belgjika edhe në minutën e 64-të shënoi një golë por që sipas VAR-it […]
Belgjika ka fituar bindshëm ndeshjen ndaj Rumanisë me rezultat prej 2 me 0.
Belgjika shënon golin e dytë ndaj Rumanisë
Belgjika ka shënuar golin e dytë ndaj Rumanisë.
Në minutën e 80-të topin e ka dërguar në rrjeten e kundërshtarit De Bruyne.

Belgjika edhe në minutën e 64-të shënoi një golë por që sipas VAR-it ajo u anulua.
Përfundon pjesa e parë, Belgjika në epërsi
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Belgjikës dhe Rumanisë me golin e vetëm të shënuar nga belgët në minutën e dytë.
Belgjika kalon në epërsi në minutën e dytë
Belgjika ka shënuar golë në minutën e dytë ndaj Rumanisë.
Ishte Tielemans ai i cili shënoi golin e epërsisë.
Goal: Tielemans | 🇧🇪 Belgium 1-0 Romania 🇷🇴pic.twitter.com/7shyeavk2k
— PushGoals (@PushGoals) June 22, 2024

Formacionet zyrtare, Belgjikë – Rumani: Belgët për tri pikët e para, rumunët për të kaluar tutje
Belgjika do të përballet me Rumaninë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, në kuadër të Grupit E në Euro 2024.
Belgë kanë humbur ndeshjen e parë Sllovakisë dhe vetëm fitorja i mban në garë për kualifikim.
Në anën tjetër Rumania befasoi të gjithë me lojën dhe rezultatin në fitoren ndaj Ukrainës.
Duke parë rezultatin e ndeshjes mes Ukrainës dhe Sllovakisë, tashmë belgët duhet vetëm të fitojnë për të mbetur në garë.
Belgjika për këtë ndeshje ka ndryshuar rreshtim, duke u future me formacionin 3-4-3, me Lukakun, De Bruynen dhe Lokebakion në sulm.

Belgjika: Casteels, Castagne, Faes, Vertonghen, Doku, Tielemans, Onana, Thearte, De Bruyne, Lukaku, Lukebakio.

Rumania: Nita, Ratiu, Dregusin, Burca, Bancu, M. Marin, Man, R. Marin, Stanciu, Mihaila, Dragus./Telegrafi















