Bellerin i ndan rrugët me Barcelonën
Në “Camp Nou” zbarkoi në afatin kalimtar të verës së vitit 2022, por u largua pa mbaruar sezoni. Hector Bellerin do ta vazhdojë karrierën në Portugali, te Sportingu. Lajmi është i ditur në faqen zyrtare të Barcelonës. Bellerin i zhvilloi vetëm shtatë paraqitje në total me fanellën e kataulunasve, teksa pjesën më të madhe të […]
Në “Camp Nou” zbarkoi në afatin kalimtar të verës së vitit 2022, por u largua pa mbaruar sezoni.
Hector Bellerin do ta vazhdojë karrierën në Portugali, te Sportingu.
Lajmi është i ditur në faqen zyrtare të Barcelonës.
Bellerin i zhvilloi vetëm shtatë paraqitje në total me fanellën e kataulunasve, teksa pjesën më të madhe të këtij gjysmësezoni e kaloi në stol.
Minutazhi i vogël nën urdhërat e Xavi Hernandez e ka shtyer atë që të bëjë një zbritje në karrierë në nivel ekipi, por ndoshta do të jetë një “rilindje” e tij si futbollist.
Bellerin ka përvojë të madhe në supe, pasi në të kaluarën ka zhvilluar plot shtatë sezone me Arsenalin, në Premierligën angleze.















