Bellopoja nën ujë, banorët thonë se nuk mund t’i mbjellin tokat

Shiu që po bije ditëve të fundit në Kosovë, ka prekur Komunën e Podujevës. Në këtë komunë tokat tashmë janë të mbuluara nga uji. Në një fshatë të kësaj komune, ankohen se shkaku I vërshimeve tokat nuk mund ti punojnë në këtë fillim të pranverës derisa thonë se dëmet janë të mëdha

Është koha e të mbjellurave,  por këtë herë ky zakon do të ketë vonesa për banorët e fshatit Bellopojë nga komuna e Podujevës.

Tokat që i kishin bërë gati për të hedhur farën në to, nga mbrëmja e 11 marsit janë të mbushura me ujë si pasojë e reshjeve të shiut, derisa kjo pamje të jep përshtypjen e një liqeni.

Ramiz Mustafa thotë se jeton me të ardhurat që siguron nga bujqësia, por i zhgënjyer shfaq frikën se i gjithë mundi do t’i shkoj dëm.

“Mrena muajit duhet të fillojë mbjellja por tash nuk mujmë shkaku i dëmeve që janë bërë pasi krejt arat janë në ujë. Komuna para 5 viteve e ka nis me zgjeru reken po kurgja, uji nuk po ndalët dhe pastaj po i merr arat. Ne jetojmë prej bujqësisë dhe këtë vit jemi në humbje. Është kalb gruni, janë prish tokat prej ujit”, ka deklaruar Ramiz Mustafa – Banor i fshatit Bellopojë.

Të mbushur të tërë token më ujë, e ka edhe Sylejman Matarova.

Reshjet e natës së mbrëmshme nuk janë të vetmet që në këtë pjesë shkaktuan dëme në bujqësi.

Një situatë e ngjashme ishte edhe në mesin e janarit. Madje dëmi që u shkaktua në atëherë nuk është kompensuar ende për banorët e këtij fshati.

E, i tërë problemi sipas tyre, vjen si pasojë nga mos zgjerimi i përroskës së fshatit.

“I ka marrë arat, grunin, miseri na kemi pas më mbjell por tash krejt tokat janë në ujë dhe nuk përdoren. Kemi pas më mbjell misër e kompira por tash nuk mujmë më mbjellë. Reken nuk e kanë pastruar dhe po i merr arat. Komuna nuk vjen me pa, na jemi dëmtu edhe gjatë janarit por nuk u ardhur askush me pa ose me na ndihmuar”, ka thënë Sylejman Matarova – Banor i fshatit Bellopojë.

Nga reshjet e shiut ditëve të fundit, dëmet më të mëdha në Komunën e  Podujevës janë bërë në sektorin e  bujqësisë.

“Reshjet e shiut ditëve të fundit në Komunën e Podujevës kanë vërshuar toka bujqësore dhe kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion, por jo edhe shtëpi banimi. Situata momentalisht është plotësisht nën kontroll, ndërsa në rast të përkeqësimit të kësaj gjendje përmes ekipeve emergjente jemi të gatshëm për intervenim aty ku ka nevojë”, ka theksuar Fatri Zhitia, Komuna e Podujevës.

Podujeva është një nga komunat që kanë pësuar më së shumti dëme gjatë muajve të fundit nga vërshimet.

Vlera e dëmeve në këtë komunë ka shkuar mbi 3 milionë euro.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika