Ben Affleck dhe Matt Damon po lansojnë kompani të re filmike

Aktorët e famshëm amerikanë, Ben Affleck dhe Matt Damon, të cilët e gëzojnë një shoqëri të mirë mes vete, po bëhen gati për ta lansuar një kompani të re filmike

Ben Affleck dhe Matt Damon po hapin kompaninë e tyre të përbashkët, të quajtur Artists Equity.

Yjet e filmit “Good Will Hunting” së bashku me Gerry Cardinalen, i kanë zbuluar planet për krijimin e kompanisë “Artists Equity”, e cila do të synojë të krijojë partneritete sipërmarrëse me kineastët, dhe ka për qëllim ta fuqizojë vizionin krijues dhe ta zgjerojë qasjen në fitim.

Firma e investimeve, “RedBird Capital Partners”, është duke e bërë një përkushtim të rëndësishëm financiar në lansimin e kësaj kompanie, si dhe do të sigurojë kapital strategjik dhe ekspertizë operacionale për ta përshpejtuar procesin e zhvillimit dhe prodhimit.

Dy aktorët e famshëm hollywoodian do ta udhëheqin këtë kompani, dhe projekti i tyre i parë do ta përfshijë Affleckun si regjisor, kurse Damonin si protagonist i filmit që e eksploron krijimin e markës “Air Jordan”. Filmi planifikohet të lansohet në vitin 2023 dhe do të jetë një prej tri projekteve të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Ben, i cili do të shërbejë si kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, përmes një komunikate për media deklaroi: “Kompania ‘Artists Equity’ është ndërtuar nga pasioni i kamotshëm i imi dhe Mattit për artin e rrëfimit, dhe dëshirës sonë të përbashkët për t’i ndihmuar filmbërësit që ta realizojnë vizionin e tyre, ashtu siç ne kemi pasur fatin të bëjmë gjatë karrierës sonë. Kjo industri karakterizohet nga partneritetet e mrekullueshme, skenaristët, regjisorët, aktorët dhe pjesëtarët tjerë të ekipit realizues të filmave. Gjatë karrierës sime, kam mësuar se bashkëpunimi sjell sukses.
Synimi ynë me kompaninë ‘Artists Equity’ është ta ndërtojmë një studio filmike që në fokus i ka krijuesit, dhe që mund ta optimizojë procesin e prodhimit me pjesëmarrje të përbashkët në suksesin komercial të projekteve. Jemi të lumtur të bashkëpunojmë me Gerry Cardinalen dhe ekipin e ‘RedBird’, të cilët kanë një histori të gjatë në ndërtimin e bizneseve. Unë dhe Matti mezi po presim të punojmë së bashku për fuqizimin e mendjeve kreative aktuale dhe të ardhshme në industrinë e filmit”.

Kurse, Matt, i cili do të shërbejë si shef i përmbajtjes, deklaroi: “Historikisht, suksesi i një filmi bazohej në performancën e tij në arkat filmike.

Tani, me rritjen e transmetimit, biznesi prapa krijimit të filmave ka ndryshuar thelbësisht. Sidoqoftë, unë dhe Beni e dimë se fuqia do të vazhdojë të jetë në duart e krijuesve, pavarësisht se në çfarë drejtimi zhvillohet industria. Kompania ‘Artists Equity’ u mundëson këtyre vizionarëve të marrin pronësinë e punës së tyre krijuese, duke ofruar një platformë për kineastët e arritur dhe ata në hapat e parë të karrierës, për ta përmirësuar zhvillimin e përmbajtjes së tyre. Ben dhe unë jemi me fat që kemi punuar me disa nga më të mirët në biznes dhe partneriteti ynë me Gerry Cardinalen dhe ekipin e ‘RedBird’, na ndihmon të vazhdojmë në këtë trajektore ndërsa synojmë të sjellim risi dhe t’i fuqizojmë filmbërësit përmes platformës sonë”.

Projekti i fundit në të cilin dy shokët, Affleck dhe Damon, aktruan së bashku është filmi i vitit 2021, “The Last Duel”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika