Benfica synon të fitojë rreth 100 milionë euro nga shitja e Darwin Nunez

Darwin Nunez me Benficën në këtë edicion ka shënuar 36 gola e ka asistuar në katër të tjerë, në 41 ndeshje zyrtare. Darwin Nunez nuk dëshiron t’i bashkohet trajnerit të ekipit Manchister United, Erik Ten Hag, por dy skuadrat favorite për të nënshkruar me të janë Bayern Munich dhe Paris Saint Germain

Darwin Nunez është njëri nga futbollistët më të kërkuar në tregun e transferimeve të verës.

Sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez, ka shënuar 36 gola e ka asistuar në katër të tjerë, në 41 ndeshjet zyrtare në këtë edicion me Benficën.

Darwin Nunez

Në skuadrat më të mëdha evropiane si Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Liverpool, Arsenal, PSG e Manchester United, Nunez është shumë i kërkuar, transmeton Telegrafi.

Por, Darwin Nunez nuk dëshiron t’i bashkohet trajnerit të ekipit Manchister United, Erik Ten Hag.

Llogo e ekipit “Benfica”

23-vjeçari, është duke shikuar ofertat e reja, por dy skuadrat favorite për të nënshkruar me të janë Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

Nga ana tjetër, Benfica synon të fitojë rreth 100 milionë euro nga shitja e futbollistit uruguaian.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika