Benzema i pandalshëm kompleton hat-trick-un e tij ndaj Barçës
Real Madridi e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Barcelonës. Karim Benzema nuk ka të ndalur në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi tani për rezultat 4:0 ka shënuar edhe golin e tretë (Hat-trick) të tij në këtë ndeshje. Real Madrid kishte trefishuar epërsinë ndaj Barcelonës, me golin e tretë që u shënua […]
Real Madridi e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Barcelonës.
Karim Benzema nuk ka të ndalur në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi tani për rezultat 4:0 ka shënuar edhe golin e tretë (Hat-trick) të tij në këtë ndeshje.
Real Madrid kishte trefishuar epërsinë ndaj Barcelonës, me golin e tretë që u shënua nga Benzema nga pika e bardhë.
Benzema pas golit të parë në minutën e 50-të, shënoi të dytin nga pika për t’i dhënë Los Blancos një epërsi 3-0 në Camp Nou këtë mbrëmje.
Ai i është bashkuar Raulit si lojtari i Real Madridit për të shënuar golat e dytë më të shumtë në historinë e El Clasico. Penalltia e çoi atë në 15 gola në El Clasicos – baraz me sulmuesin legjendar spanjoll, por tani me 16 gola ka kaluar legjendën spanjolle.
Benzema tani është dy gola prapa kryesuesve të përbashkët, Cristiano Ronaldo dhe Alfredo Di Stefano.
Ndërsa, golin e parë të epërsisë e shënoi Vinicius.
Klubet po zhvillojnë ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit, me të parën që përfundoi 1-0 në favor të Barcelonës.















