Benzina shtrenjtohet për një cent

Krahasuar me të hënën e 31 tetorit, të martën çmimi i benzinës është rritur për një cent, ndërsa nafta dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë

Ilustrim





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të martën e 1 nëntorit.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, çmimi maksimal për produktin benzinë është 1.42 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal për gaz është 0.72 centë për litër.

Krahasuar me të hënën e 31 tetorit, çmimi i benzinës të martën është rritur për një cent.

Ndërkaq, nafta dhe gazi kanë ngelur me çmim të njëjtë.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë valide për 24 orë.

No photo description available.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika