Beogradi kundërshton përkujtimin e Srebrenicës në Mal të Zi, Vuqeviç rikthen narrativen e viktimizimit: Serbët po persekutohen

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, ka reaguar ndaj nismës në Malin e Zi për shpalljen e 11 korrikut si “Ditë e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë”, duke e paraqitur këtë iniciativë si një veprim kundër popullit serb.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Vuçeviç kritikoi autoritetet malazeze, duke pretenduar se ato po ndjekin politika “kundër interesave të serbëve” dhe duke i akuzuar për diskriminim ndaj qytetarëve serbë.

“Ata vazhdojnë të ndalojnë hyrjen e qytetarëve serbë, vazhdojnë të persekutojnë serbët, ndalojnë gjuhën serbe dhe flamurin trengjyrësh… e gjithë kjo është e trishtueshme dhe hipokrite për një vend që supozohet se mbron vlerat evropiane. Tani ata po nisin përsëri një iniciativë për të shpallur 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit për viktimat e gjenocidit të supozuar në Srebrenicë, duke i vënë vulën e gjenocidit popullit serb”, njoftoi Vučević në Instagramin e tij.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika