Berbock – Serbisë: Vendosni sanksiont kundër Rusisë, nëse doni të bëheni anëtare e BE-së

Analena Berbock, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë ka thënë se, lufta në Ukrainë po synon ta ndajë Evropën dhe është e rëndësishme që Bashkimi Evropian(BE) të mbështetet nga vendet të cilat kanë për qëllim anëtarësimin.

Kjo e fundit kishte thënë se, Serbia duhet të mbështesë politikën e jashtme të Brukselit.

“Dëshiroj t’i them Serbisë nëse doni të bëheni anëtare për të cilën po përpiqeni, është thelbësore të mbështesni politikën e jashtme dhe sanksionet e BE-së në këtë kohë”, tha Berbock.

Diplomatja gjermane theksoi se është e rëndësishme të mbështetet jo vetëm Ukraina, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi këto shohin të ardhmen e tyre  në Bashkimin Evropian.

“Është thelbësore që ne të mos zhgënjejmë vendet që shohin të ardhmen e tyre në BE dhe të përmbushin premtimin tonë për anëtarësim. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është përgjegjësia jonë të hapim negociatat e anëtarësimit me ato vende këtë gjysmë viti”, shtoi Berbok

Josep Borell

Më pesë prill, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropoan për Politikë të Jashtme dhe Siguri, dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varheyli, pati thënë se “presim që Serbia si një vend kandidat për BE, të rreshtohet progresivisht me pozicionet e BE-së, përfshirë në deklaratat dhe massat restriktuese, siç janë të parapara në Kornizën Negociuese BE-Serbi”.

Oliver Varheyli

Serbia edhe Bjellorusia janë vendet e vetëm në Evropë, që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Por për dallimi nga Bjellorusia, Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE. Për të qenë anëtare e BE-së duhet që të përafrojë politikën e saj të jashtme me politikat evropiane.

Presioni ndaj Serbisë është rritur javët e fundit, që prej kur BE-ja vendosi një sërë masash kufizuese kundër Rusisë për shkak të agresionit kundër Ukrainës.

Në BE kanë filluar zërat që të ngrijën bisedimet përkohësisht me Serbinë dhe mbështetjen financiare, sipas një  kërkese nga  një grup euro-deputetësh.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika