Berisha: Abdixhiku nuk po guxon të shkojë i vetëm në koalicion me LVV-në
Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kundërshtuar propozimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie tranzitore. Duke folur për mediat para fillimit të seancës e cila po vazhdon për herën e 12-të për konstituimin e Kuvendit, Berisha deklaroi se Abdixhiku nuk po tregon vendosmëri për të […]
Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kundërshtuar propozimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie tranzitore.
Duke folur për mediat para fillimit të seancës e cila po vazhdon për herën e 12-të për konstituimin e Kuvendit, Berisha deklaroi se Abdixhiku nuk po tregon vendosmëri për të hyrë i vetëm në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, duke i ftuar edhe partitë e tjera për të shpërndarë përgjegjësinë.
“Sipas mendimit tim, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku janë dy anë të së njëjtës medalje. Ai po na fton neve sepse nuk po ka guxim të shkojë vet në këtë marrëveshje dhe po kërkon që të ndajmë përgjegjësinë për asociacionin. Po na thotë ‘hajdeni të gjithë bashkë’, por unë nuk kam interes të marr fajin, as të hyj në qeveri me ta,” theksoi Berisha.
Kujtojmë se seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit pritet të fillojë në orën 10:00.















