Berisha e quan akt antikushtetues propozimin e kandidatit të PS-së për president

Sali Berisha e ka quajtur akt antikushtetues kandidaturën e Bajram Begajt për president të Shqipërisë. Sipas tij, Begaj është ushtarak aktiv dhe nuk ka të drejtë të marrë poste politike

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, e ka quajtur një akt antikushtetues dhe të rrezikshëm propozimin e Partisë Socialiste, për kandidaturën e Bajram Begajt si president të Shqipërisë.

Berisha përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se neni 167 i kushtetutës ia ndalon ushtarakëve të shërbimit aktiv, të zgjidhen apo emërohen në detyra të tjera shtetërore apo të marrin pjesë në veprimtari politike.

“Ky nen pra, ua ndalon rreptësisht ushtarakeve aktiv te zgjidhen apo emërohen në detyra te tjera. Ndaj dhe ky emërim është antikushtetues dhe i rrezikshëm për të sotmen dhe të ardhmen e demokracisë shqiptare. Kjo shkelje e rëndë e Kushtetutës zhyt vendin në një krizë të rëndë kushtetuese.  Kjo se së pari Kushtetuta në përcaktimin e saj është e qartë si kristal dhe është taksative në nenin e saj, se ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe zgjidhet në detyra të tjera jashtë Ushtrisë”, ka shkruar Berisha.

Bajram Begaj, kandidat për president të Shqipërisë

Sipas Berishës, nëse gjenerali Begaj ka pasur ambicie politike, ai do të duhej që prej kohësh të hiqte dorë nga funksionet ushtarake. Ai është shprehur se dorëheqja e tij nga pozita që tashmë e mban nuk e bën atë ushtarak joaktiv.

Berisha ka kërkuar që Begaj të largohet urgjentisht nga ushtria, sepse sipas tij, tashmë është person i rrezikshëm për vendin.

“Për qëndrimin e tij të dy ditëve te fundit ai provon se nuk njeh ligj as Kushtetutë për ambiciet e tij për pushtet, ndaj dhe duhet larguar urgjent nga Ushtria si preson i rrezikshëm per vendin”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, të shtunën në ora 18:00, kandidatura e propozuar nga PS-ja, pritet të dërgohet në Kuvendin e Shqipërisë, ku i nevojiten 71 vota për t’u zgjedhur president i Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika