Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka komentuar bllokimin e vazhdueshëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se është e domosdoshme të gjendet një zgjidhje për të dalë nga situata aktuale.
Në një deklaratë për media, Berisha u shpreh se përgjegjësia më e madhe për këtë situatë i bie Lëvizjes Vetëvendosje.
Duke folur me ironi, Berisha tha se madje do ta votonte edhe Fitore Pacollin për kryetare të Kuvendit.
“Po më doket që popullit të Kosovës po i them, qashtu qysh keni votu, qatij që ia keni dhanë shumicën, mënoj që duhet edhe kryetari i Kuvendit mu zgjedhë qashtu qysh kanë votu qytetarët. Nuk mujmë me ndryshu. Qeky popull e meriton kryetarin e Kuvendit qata që e ka votu VV-ja. Unë edhe Fitore Pacollin e kisha votu. I ka pasur do probleme me toka, megja. Unë jam kogja praktikë”, ka thënë Berisha.