Kryetari i Partisë Demokratike të  Shqipërisë, Sali Berisha ka folur para masës së qytetarëve në protestën e organizuar nga opozita e Shqipërisë e cila është duke kërkuar largimin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga pushteti nën moton “Shqipëria në Rrezik.

Sipas tij, ai edhe protestuesit janë mbledhur sikurse para 32 vjetësh  sepse shqiptarët janë bërë të njohur në botë si njerëzit e gomoneve.

“Bota na sheh si njerëzit e gomoneve, le të ndalimi për një moment pse pas 31 vjetësh njerëzit e gomoneve, mos vallë e ka fajin Shqipëria, jo kurën e kurës, nuk vende të bekuar sikurse kjo tokë nuk ka vende më të pasur se sa ky vende, por shqiptarët sot, janë populli i gomoneve, sepse dikush iu ka grabitur votën, dhe ky dikush është Edi Rama”, ka deklaruar Berisha.

Protestuesit në Tiranë

Kush është armiku i Shqipërisë?

Më tej, Berisha, të parin e Qeverisë së Shqipërisë, Edi Ramën e ka e cilësuar sikurse armik të popullit shqiptarë.

“Rama është vërsulur më të gjithë makinerinë e “Narko-shtetit’  të tij, të rrëmbej shqiptarëve votën së bashku me votën edhe dinjitetin e tyre, dhe shpresën”, ka shtuar ai.

Ndërkohe Berisha ka thënë se pas ish- presidenti komuniste të Shqipërisë, Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirëve të shqiptarëve.

“Ai që të merre shpresën ta ka marrë dritën hyjnorë, drejtë të ardhmes, besimin dhe forcën e pakufizuar drejtë të ardhmes”.