Berisha: Është koha që Qeveria të dorëzojë mandatin e saj, për të hapur një proces të zgjedhjeve të reja

Ish-diplomati Berisha ka thënë se është koha që në pushtet të vijë një qeveri teknike, që do të kthente në binarët e vet raportet e natyrshme të Kosovës me Perëndimin

Anton Berisha

Ish-ambasadori, Anton Berisha, ka vlerësuar se është koha që Qeveria Kurti t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja duke dorëzuar mandatin e saj.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se tanimë ndërkombëtarët kanë humbur besimin në Qeverinë Kurti dhe një e re në vend të saj do ta kthente Kosovën në binarët e saj.

“Të ndodhur në situatën kur komuniteti ndërkombëtar ka humbur besimin në qeverisjen Kurti – Osmani, për të shpëtuar Kosovën nga dëmtimi shkatërrues është koha që kjo qeveri të dorëzojë mandatin e saj për të hapur një proces të zgjedhjeve të reja përmes një qeverie teknike që do të kthente në binarët e vet raportet e natyrshme të Kosovës me Perëndimin, të ruante paqen në rajon, të siguronte funksionimin normal të institucioneve dhe të përgatiste zgjedhje të reja dhe demokratike në nivel kombëtar”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika