Berisha: Është momenti që roli i NATO-s në terren të bashkëngjitet edhe në dialog

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se është momenti adekuat që roli i NATO-s në terren të bashkëngjitet në dialog

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se është momenti adekuat që roli i Aleancës Veriatlantike (NATO), në terren të bashkëngjitet në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha thotë se dialogu duhet t’i përshtatet gjendjes reale.

“Pas aksionit, lirisht mund ta quajmë diversant të njësive serbe (në ndërkohë do të behet emërtimi i sakte i tyre), situatës ne terren i është shtuar edhe komponenta ushtarake prandaj edhe dialogu duhet t’i akomodohet gjendjes reale. Besoj, është momenti i duhur që roli i NATO-s në terren të bashkëngjitet edhe ne dialog”, shkroi ai.

Po ashtu, Berisha potencon se gjendja status quo, në tentimin që veriu i Kosovës të shndërrohet në një lloj konflikti të ngrirë, si fenomen prodhon kriza sikurse ndodhi edhe në Banjsko të Zveçanit.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, dy ditë pas përleshjeve të armatosura me një grup personash, ku mbeti i vrarë një polic dhe tre sulmues të dyshuar.

Më 25 shtator, Policia e Kosovës ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që tha se i gjeti në Banjskë.

Po ashtu, më 26 shtator, institucioni i rendit bën të ditur se në Banjskë kishin konfiskuar edhe më shumë armatime të llojeve të ndryshme.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika