Berisha: Hakerët rusë nisën valën e dytë të sulmeve kibernetike ndaj Kosovës, target mediat
Eksperti i kibernetikës, Halil Berisha, ka paralajmëruar përmes një postimi në Facebook se Kosova po përballet me një valë të dytë të sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti rus. MPB-ja konfirmon sulmet kibernetike ndaj institucioneve kryesore: Nuk ishin të suksesshme Sipas tij, këtë herë në shënjestër janë vënë mediat që raportuan për valën e parë […]
Eksperti i kibernetikës, Halil Berisha, ka paralajmëruar përmes një postimi në Facebook se Kosova po përballet me një valë të dytë të sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti rus.
MPB-ja konfirmon sulmet kibernetike ndaj institucioneve kryesore: Nuk ishin të suksesshme
Sipas tij, këtë herë në shënjestër janë vënë mediat që raportuan për valën e parë të sulmeve.
Berisha thekson se sulmet janë të tipit DDoS (Distributed Denial of Service), të cilat synojnë të bllokojnë përkohësisht faqet e internetit duke i ngarkuar ato me trafik artificial.
“Ashtu siç paralajmërova, grupet e hakerëve rus, të përkrahura nga vet shteti, kanë nisë valen e dytë të sulmeve.
Tash target i patën mediat.
Përmes sulmeve DDoS, ata sot targetuan një numër të mediave të Kosovës, të cilat shkruan në lidhje me sulmin e parë ndaj institucioneve dhe publikuan shkrimin tim paraprak”, ka shkruar Berisha.















