Berisha i sfidon: Nëse del një fakt i vetëm, i them mirupafshim politikës

Berisha, e ka sfiduar çdo kë që ka dyshime mbi akuzat e që po i bëhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuara e Anglisë, ku sipas tij nëse vetëm një akuzë faktohet ai do të përshëndete me politiken përgjithmonë  

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Salih Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar shpalljen e tij person non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), dhe Mbretëria e Bashkuar e Anglisë (MB) , ku ka thënë se nuk ka fakte për atë që po akuzohet.

Berisha i ka sfiduar ku ka thënë se, ”nëse del një fakt i vetëm,  i them mirupafshim politikës”.

Ish – kryeministri Berisha në takimin me intelektualët, ka sqaruar se, “më 20 maj të vitit 2021, unë në një sallë në këtë hotel kam dalë, s’kisha menduar kurrë se do të sfidoja ndonjëherë sekretarin e SHBA, kurrë, por meqenëse ai kishte firmosur një akt në të cilën unë kisha bindjen absolute se nuk qëndronte asnjë fakt, dola dhe i thashë paraqit çdo fakt, përndryshe do të shkoj në gjykatë”.

Tutje Berisha ka thënë se kush do mund të shkojë në gjykata që të hulumtoje për të por “nuk mund të gjesh dhe s’do të gjesh kurrë asnjë fakt për mua dhe as për fëmijët e mi. Unë kam qenë i këtij kodi dhe sot pas 15 muajsh më gjithë check up-in universal, se kam edhe unë miqtë e mi, kanë gjetur zero. Megjithatë unë vazhdoj të them, një fakt të vetëm po sollët unë i them mirupafshim politikës dhe çdo vendim tjetër. Por, të pranoj një të pavërtetë për të vërtetë, kurrë. E ka thënë Galileo dhe s’mund ta bëjë njeriu i qytetëruar kurrë”.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, vendimi për shpalljen non grata të tij nga Mbretëria e Bashkuar është stërvitur nga Tirana, ndërsa ka theksuar se gjithë jetën e tij ka bërë betejë me krimin e kriminelët.

Për Berishën është turp që të tregojë, por ai  ka thënë se as në romane nuk e kishte lexuara që një njeri i pafajshëm e i pa dënuar ndonjë herë nga gjykata që të fajësohet për diçka që nuk ka faj dhe ai  ka ngritur një pyetje ku ka thënë se a ndonjë qytetarë të një “rastisur të jetë qytetar i Mbretërisë së Bashkuar, i padënuar, i pandëshkuar kurrë në jetën e tij në atë vend të shpallet fajtor”.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika