Berisha kritikon Kurtin: Refuzon demokracinë dhe standardet perëndimore

"Albin Kurti është në kundërthënie me veten, pasi e di historinë e themelimit dhe parimeve të shtetit të Kosovës, e në të njëjtën kohë nga pozita e kryeministrit i refuzon këto parime", kështu ka deklaruar diplomati, Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se “po refuzon demokracinë dhe standardet perëndimore, të cilat ishin kusht i ShBA-së dhe shteteve perëndimore për ta njohur shtetin e Kosovës”.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka cituar ish-presidentin e ShBA-ve, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ku kishte thënë “Mjaft është mjaft…Kosova do të jetë e pavarur”, teksa ka theksuar se askush tjetër nuk kishte kaq vullnet e në të njëjtën kohë as fuqi sikurse ShBA për t’i përmbyllur lojërat lindore kundër njohjes së shtetit të Kosovës.

“Në atë kohë, Kurti pa asnjë ndikim në ngjarjen më madhore të historisë tonë, zhagitej rrugëve pa mundur t’i ndihmojë as vetes. Por, bashkë me njohjen, presidenti Bush kishte vënë në dijeni se Kosova duhet t’i zbatojë standardet më të larta demokratike dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve të të gjitha etnive”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, Albin Kurti është në kundërthënie me veten, pasi “e di historinë e themelimit dhe parimeve të shtetit të Kosovës, e në të njëjtën kohë nga pozita e kryeministrit i refuzon këto parime”.

“Tash, mbetet që Kurti ta shtyjë konfrontimin me themeluesit e shtetit të Kosovës, që së bashku me piunin e Vuçiqit, Abazoviqin të na shtyjë në agjendat e autokracive lindore ose duhet që Kosova ta lirohet prej Kurtit për të mbetur pjesë e familjes euroatlantike”, ka vijuar ai.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika