Berisha kritikon mungesën e konsensusit për presidentin, ofron kandidaturë nga komuniteti egjiptian

Deputeti i komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka kritikuar partitë shqiptare për mungesë bashkëpunimi në arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Berisha tha se mosarritja e një konsensusi politik po e vështirëson procesin institucional dhe po e mban vendin në një situatë të pasigurt politike.

Sipas tij, partitë kryesore duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe gatishmëri për kompromis.

Ai theksoi se edhe në mungesë të një figure konsensuale nga spektri aktual politik, komuniteti që ai përfaqëson është i gatshëm të kontribuojë me një zgjidhje.

“Edhe nëse vërtet ka mbetë Kosova pa asnjë person konsensual ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm që të ofrojmë një kandidat konsensual me vlera prej një akademiku edhe besoj që ndoshta është mundësi që ky person të jetë konsensual”, ka thënë Berisha.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika