Diplomati Anton Berisha ka kritikuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhënë për DW se: “Imazhi i Kosovës në botë është më i miri prej se e kemi shpallur pavarësinë”, duke thënë se ky është keqkuptimi i tij i radhës në mënyrën se si e sheh ai shtetin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka quajtur Kurtin si “kryemashtrues” dhe ka thënë se nga pozita e kryeministrit ai ka dëshmuar se Kosovën është duke e shkëputur nga miqtë e partneret euroamerikanë, duke e zhvendosur në botën e sistemeve jodemokratike, autoritatiste, ideologjike, tipike për vende të pazhvilluara deri në nivelet më ">primitive.

“Imazhi i Kosovës sot është më i miri që nga shpallja e pavarësisë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë me DW.