Berisha: Letra e Gërvallës është kopjim i politikës serbe të viteve të 90-ta

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin pritet ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka reaguar ndaj kësaj letre që i është drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Kjo letër, sipas Berishës, është një kopjim i politikës serbe të viteve të 90-ta.

“Politika e reagimit në momentin e fundit, duke dhënë zotime për veprime në të ardhmen, siç është letra e ministres se jashtme Gërvalla në drejtim të KiE, është një kopjim i turpshëm i politikës serbe të viteve të ‘90-ta,” ka shkruar Berisha.

“Politika e premtimeve mashtruese e Kurtit, Osmanit e Gërvallës është pranuar dhe funksionon brenda Kosovës, por është duke u refuzuar nga bota perëndimore, ky identifikim kosovar, që për fat të keq ka shtrirje më të gjerë politike e shoqërore, nuk është asgjë tjetër përveçse politikë tipike e botës lindore, që do të na sjellë dështime të reja dhe izolim nga bota e civilizuar.”

“Dorëzohet” qeveria – po përgatit një draftstatut për Asociacionin

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika