Berisha: LVV nuk ka përmbushur asnjë premtim elektoral

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përmbushur asnjë premtim elektoral që nga ardhja në pushtet

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përmbushur asnjë premtim elektoral.

“Ky popull e ka përkrahur një subjekt që çdo kauzë që e ka ngritur, nëse të paktën njërën më thuani që e ka përmbushur, unë po pajtohem me ju. Mirëpo asnjë premtim elektoral, objektiv programor qeverisës, kjo nuk e ka përmbushur, përkundrazi pikërisht në ato tema që ka qenë më e zëshme që ka krijuar kauzë, ka krijuar propaganda”, ka thënë berisha.

Berisha ka thënë se “vlerën më sublime të këtij kombi – UÇK-në e ka degraduar”.

“Këta po përmbushin pretendimin serb për rihapjen e statusit të Kosovës. Vetëvendosja me çdo veprim deri më tani, çdo vendimarrje dhe pastaj tërheqja është me marrëveshje të dëmshme antikushtetuese për Kosovën”, ka shtuar ai.

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika