Berisha me kritika për Kurtin: Perëndimi dhe SHBA-ja nuk lejojnë ‘aventurierë’ që minojnë rajonin

Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, ka folur rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe përfaqësimit të Kosovës në këtë mbledhje.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitjen e tij në KS të OKB-së duke thënë se “Perëndimi dhe SHBA-të nuk lejojnë ‘aventurierë’ që minojnë projektet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe me rajonin”.

Sipas Berishës, kjo mbledhje ka qenë një humbje e madhe diplomatike për Kosovën, pasi aty është diskutuar për çështje të brendshme të Kosovës dhe, sipas tij, “është diskutuar në kontekstin negativ të veprimeve të Qeverisë së Kosovës”.

Në kohën kur ka përplasje të mëdha diplomatike e strategjike në mes të SHBA-së dhe Rusisë, janë pajtuar këto shtete së bashku edhe me Francën dhe Britaninë e Madhe e Kina që të diskutojnë për Kosovën, dhe kjo, sipas Berishës, është tregues së “Kosova është në pikën më të ulët nga aleatët dhe kjo ka qenë një vërejtje serioze, një goditje, një shuplakë e rëndë për Kosovën”.

Ai tutje ka thënë se Kosova, përkatësisht qeveria, mund të zhvillojë “brenda vetes politika populiste dhe politika primitive”.

Ai ka thënë se kjo logjikë është primitive, dhe si e tillë dikur është zhvilluar edhe ndaj nesh.

Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që një projekt afatgjatë që ka të bëjë me Kosovën dhe rajonin ta destabilizojnë “aventurierët” që të minojnë të gjitha projektet dhe të “marrë vendime krye në vete, pa asnjë koordinim”, ka thënë Berisha.

Sa i përket fjalimit të kryeministrit Kurti në KS të OKB-së, ka thënë se ai është ulur aty dhe u ka folur votuesve të vet, sepse, sipas tij, ajo është lojë politike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika