Berisha me propozim të çuditshëm: T’i vëmë një shesh emrin ‘Donald Trump’ që Amerika të na kthejë sytë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka bërë një “propozim të çuditshëm” pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit.

Berisha ka ftuar kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama që të emëroj një nga sheshet me emrin e presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Kjo sipas tij, ndoshta të ndihmonte që ShBA-të të kthenin sytë nga Kosova.

“Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë dhe natyrisht bisedojmë me grupin tonë. Ne e kemi një propozim. Kërkojmë nga Përparim Rama që ta zgjedh një shesh, ndër sheshet kryesore të Prishtinës dhe ta emërojë në emër të Trump në mënyrë që të angazhohen dhe të mos na harrojnë, sepse askush nuk po merret me ne. Siç po duket na nuk jemi të zot me zgjedhë asnjë situatë politike”- tha Berisha.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika